E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe do nje Shqiperi sulmuese

Ka regjistruar nje ecuri te mire me Shqiperine nder me te mirat ne histori. Por ende nuk ndihet plotesisht i realizuar ne ate qe ai beson se si duhet luajtur futboll.

Ky eshte Josip Kuzhe trajneri i Kombetares sone i cili kerkon ta transformoje perfaqesuesen nga nje skuader qe mbrohet ne nje ekip qe sulmon. Kjo filozofi e teknikut kroat nenkupton se ai e dashuron futbollin spektakolar dhe se fitoret nuk vijne ndryshe vetem se duke i sulmuar kundershtaret ne folene e tyre.

Ekipi i ndertuar prej tij eshte shnderruar ne nje formacion shume te veshtire per tu mundur thuajse nga kushdo. Kete e ka demonstruar edhe ne perballjet e rendesishme si ato ndaj Rumanise e Bosnjes ne kete ndeshje te para eliminatore. Te gjithe e kane vene re se fytyra e Shqiperise ka ndryshuar. Tani nuk mbron me barazimin 0-0 apo te kenaqet edhe me humbjet minimale.

Madje ne ndeshjet ku e kane pare veten ne dizavantazh kuqezinjte kane reaguar duke e vene ne pozita te veshtira kundershtarin cilido qe ka qene ai. Por ende eshte larg vizionit te trajnerit i cili beson se ne te ardhmen pse jo deri ne perfundim te mandatit te trete te cilin me shume mundesi e ka fituar me dhune perjashto ndonje surprize te pakendshme do te kete mundesi ta beje realitet.

Ne arenen nderkombetare sidomos kur drejtonte ekipin e njohur kroat Dinamon e Zagrebit eshte i njohur si nje trajner qe e adhuron stilin e lojes sulmuese. Si te tille e percakton veten dhe vete Kuzhe. Por edhe pse ne Shqiperi nuk ka gjetur ende arsenalin e duhur per ta bere shpejt nje gje te tille ai eshte nje objektiv i tij per te ardhmen.

Deshiroj te bej loje sulmuese me Shqiperine pasi ky eshte stili im ai stil loje qe me pelqen ka theksuar se fundmi Kuzhe. Por per ta bere kete i duhen edhe futbollistet e nevojshem te cilet do te mund te ekzekutonin idete e tij per manovren sulmuese te Shqiperise. Do perpiqem ta ndryshoj Shqiperine qe zakonisht luan ne mbrojtje sqaroi me tej trajneri i kuqezinjve. Do ta provoj por po perpiqem te gjej lojtaret e duhur.

Qellimin e pare e ka arritur. Ka eliminuar thuajse plotesisht nje nga pikat me te dobeta te perfaqesueses sone mbrojtjen. Me Currin Canen Dallkun e Vangjelin ne mbrojtje Lalen Bulkun e Lile te terhequr ne mesfushe dhe shume alternativa ne stol kroati duket se e ka zgjidhur repartin difensiv i cili po jep garanci gjithnje e me shume nga ndeshja ne ndeshje.

Ndersa pervec sulmuesve Bogdani Salihi Kapllani dhe mesfushoreve ofensive Skela e Duro tekniku po promovon edhe disa te rinj te tjere si Hyka Muzaka Vila Bakaj Memushaj e Januzin. Per te perforcuar faktin qe e dashuron lojen sulmuese vete Kuzhe thekson se ai dhe Niko Kranjcar jane percaktuar si te tille nga opinioni i gjere futbollistik ne Kroaci.

Bashkekombesi i tij Kranjcar aktualisht drejton Kombetaren e Malit te Zi e cila po ben nje ecuri te mire ne eliminatoret e fundit te Euro 2012. Vete Kuzhe nenvizon se miku i tij duket se e ka ndryshuar disi pllaken qe kur eshte ne pankinen malazeze Tani me Malin e Zi ai po luan ne mbrojtje dhe meriten qe kjo skuader po ecen kaq mire e ka trajneri jo ekipi perfundon Kuzhe i cili vazhdon te besoje se nuk do te jete e larget kur te gjithe te shikojne ne fushe Shqiperine e tij sulmuese.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›