Kuzhe, i pakënaqur me lojtarëtTrajneri reagoi i pakënaqur nga performanca e lojtarëve në humbjen 1-2 me Greuther Fuerth, Bundesliga 2

Rrjetet sociale:
Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Josip Kuzhe, reagoi i pakënaqur nga performanca e lojtarëve në humbjen 1-2 me Greuther Fuerth, Bundesliga 2.
“Nuk mund të pajtohem me një lojë të tillë. Lojtarët nuk u imepnjuan sa duhet. Nuk mund të shkojmë në këtë gjëndje dhe të përballemi me Suedinë ditën e mërkurë”.
Golin e vetëm të Shqipërisë në miqësoren me skuadrën gjermane e shënoi Erjon Bogdani (11’), por më pas Kombëtarja pësoi dy gola: Biliskov (21’) dhe Myler (37’).
Dje, Suedia humbi 1-0 me Danimarkën, ndërkohë që Portugalia fitoi 3-0 me Hungarinë.
Takimi Suedi-Shqipëri mund të marrë nuanca miqësoreje luksi, pasi në rast se Portugalia fiton me Maltën në shtëpi, fitorja e Suedise me kuqezinjtë tanë do të kishte vetëm vlera statistikore, pasi Portugalia e Kristiano Ronaldos ka një pikë më shumë së Suedia e Zlatan Ibrahimoviçit.
Nga grupi ynë, Danimarka siguroi një vend në finalet e Botërorit.
Numri i klikimeve - 700
E Diele, 11 Tetor 2009