E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe mbetet nespital por mjeketjane optimiste

TIRANE- Trajneri i kombetares Josip Kuzhe i eshte nenshtruar sot nje ekzaminimi te hollesishem per te pare nese e ka kaluar gjendjen e rrezikut apo jo.
Mjeket e Spitalit Amerikane jane asistuar ne keto analiza edhe nga neuro-kirurgu nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes Carls Park i cili e ka quajtur me fat qe Kuzhe ka arritur te shpetoje pa komplikacione te tjera pas hemorragjise cerebrale te pesuar diten e enjte. Po ashtu ai nuk ka dhene lejen qe kroati te jete ne pankine por ai mund ta ndjeke ndeshjen me Bosnjen nga televizori.

Te merkuren Kuzhe do ti nenshtrohet nje tjeter ekzaminimi por sipas mjekut Fatos Olldashi gjendja eshte optimiste ndonese do te duhen 4-6 jave qe ai te stabilizohet. Nderkohe nje dyshim i madh mbetet per te ardhmen e Kuzhese. Rikthimi i tij ne stolin e kombetares shqiptare duket nje mision thuajse i pamundur duke pare pasojat qe le hemorragjia cerebrale. Josip Kuzhe u shtrua te enjten ne spitalin amerikan i goditur nga nje hemorragji cerebrale.
Pas kesaj duket shume e veshtire qe kroati te jete serish pjese e perfaqesueses shqiptare ndonese mjekesia nuk e perjashton. Pas ndeshjeve me Bosnjen dhe Bjellorusine qe do te drejtohen nga ndihmesi i Kuzhese Mustedanagic pritet te kete nje mbledhje te bordit drejtues te Federatesm qe do te vendose se cfare do te behet.
e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›