Van Gal denon lojtaret stervitje ne vend te festes
MYNIH- Trajneri i Bajernit te Mynihut Luis Van Gal ka anuluar viziten tradicionale te skuadres se tij ne festen e birres duke organizuar nje sesion te lodhshem stervitor. Vendimi tingellon si nje ndeshkim per futbollistet per dy humbjet radhazi te pesuara prej tyre ne kampionat ndaj Mainzit dhe ndaj Borusias se Dortmundit. Bajerni i Mynihut ndodhet ne nje pozicion aspak te zakonte ne Bundeslige ne vendin e 12-te dhe 13 pike larg kryesuesve te Mainzit.
Starti i sezonit ka qene nje katastrofe me vete per kampionet e Gjermanise dhe nenkampionet e Evropes. Deri me tani shifra e fitoreve eshte 2 ndersa ajo e humbjeve 3. Po ashtu numri i golave te shenuar eshte vetem 5 te tille nga 7 ndeshje te luajtura gje qe rrallehere ishte pare per nje ekip si Bajerni. Vendimi i Luis Van Gal per te mos i lejuar futbollistet te shkojne ne festen e birres eshte mirepritur nga presidenti i klubit Karl-Hainc Rumenige i cili nuk eshte aspak dakord me impenjimin ne fushe te futbollisteve bavareze. Per te ndjekur seancen e se henes kane qene te pranishem edhe nje numer i madh tifozesh qe gjithashtu kane pershendetur vendimin e teknikut holandez.
Nuk ka asnje dyshim nuk duhet festuar pas nje ndeshjeje si ajo me Dortmundin. Luajten shume keq dhe nuk paten asnje shans per te shenuar tha nje tifoz per Reuters. Trajneri tregoi me kete stervitje se cfare mund te beje. Gjithcka lidhet me futbollistet qe nuk kane me moral shprehet nje tjeter. Situata e Bajernit ne kampionat eshte nje kontrast i plote me ate ne Champions League ku bavarezet kane arritur 2 fitore nga 2 ndeshjet e para ne grupin E. Pas dy javesh qe do te jene te zena me ndeshjet e kombetares bavarezet do te perballen me Hanoverin ne Allianz Arena duke synuar te lene pas krizen.
e.n/A.Latifi/BalkanWeb