Kuzhe sot vendoset per te ardhmen

E merkura eshte nje dite mjaft e rendesishme jo vetem per trajnerin Josip Kuzhe por edhe per Kombetaren shqiptare te futbollit.
Ne fakt sot do te zhvillohen ekzaminimet e fundit te cilat do te vendosin te ardhmen si trajner te kroatit 57-vjecar pas hemorragjise cerebrale qe ai pesoi te enjten e kaluar. Nderkohe Kuzhe vazhdon te jape shenja permiresimi ndersa te marten u vizitua ne spital edhe nga ministri i Sporteve Ferdinand Xhaferri.
Gjendja e trajnerit duket shume e mire. Ajo qe ka kaluar ishte shume e rende por fale vullnetit te Zotit dhe perkushtimit e profesionalizmit te mjekeve gjendja eshte permiresuar. Profesionalizmi i Kuzhese e marredheniet njerezore me lojtaret dhe tifozet qe Kuzhe ka shfaqur mendoj se do te jene nje motivim qe Kombetarja te jape maksimumin tha kreu i MTKRS-se.