E Shtunë, 31 Tetor 2026

Princi Harry rrembehet nga talebanet

Stacioni britanik Channel 4 do te transmetoje me 21 tetor nje dokumentar me titullin The Taking Of Prince Harry qe supozon se cfare do te ndodhte nese numri tre i linjes trashegimtare te fronit britanik te rrembehej nga talebanet gjate misionit te tij ne Afganistan.

Roli i princit do te luhet nga aktori Sebastian Reid. Pjesa perfshin disa skena ne te cilat Harry do ti nenshtrohet nje ekzekutimi te rreme dhe do te detyrohet te shfaqet ne nje video te shperndare nga talebanet dhe Al Kaeda.

Filmi prej 90 minutash bazohet mbi kontributin e ish-pengjeve dhe eksperteve te sherbimeve sekrete te sigurise.

Hamish Mykura pergjegjes i dokumentareve ne Channel 4 ka deklaruar se ka lajmeruar Buckingham Palace per realizimin e filmit por nuk ka marre asnje pergjigje nga ata

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›