Ky është kulmi! Të të fusin në burg, se puth e ngre lart flamurin tënd?!
Lexova letrën e botuar sot në këtë rubrikë nga ai djali tepelenas, që e gjykojnë pse protestoi kundër deklaratave të atij individit në Himarë. Dua t’i them: Ty hallall te qofte mor bir!
Ky eshte kulmi! Të te fusin ne burg, se puth e ngre lart flamurin tend, ku ka ndodhur kjo? Në Kosove apo Maqedoni e Mal te Zi, ka ndodhur. Po edhe në Shqiperi, tashmë??
Ju shpreh solidaritetin tim dhe te familjes time, që, edhe pse larg në mërgim, ju adhuron per gjestin fisnik, qe aq shume ju nderon. Jua paçim hua!