E Diel, 1 Nëntor 2026

Singapor, një muze me kujtimet e dashurive të shuara

Në Singapor është hapur një muze i veçantë për të gjithë ata që duan të ekspozojnë kujtimet e dashurive të shuara. “Muzeu i lidhjeve që kanë marrë fund”, është e reja më e fundit që vjen nga ky vend dhe duket se do të gjejë interesim. Pjesë e sendeve dhe objekteve që janë ekspozuar, janë kujtime që i takojnë historive të dashurive që kanë përfunduar keq.

Në muze, mund të gjesh objekte të të gjitha llojeve; që nga arushat prej pellushi e deri tek prangat. Ka më tej, edhe hapësira online, ku mund të lexohen letra romantike dhe të shihen fotografi.

Çdo element i muzeut është anonim dhe është shoqëruar nga një rrëfim që përshkruan historinë e dashurisë përkatëse. Ndërsa, personat me zemër të copëtuar janë të lirë të dërgojnë kujtimet e tyre në muze. “Muzeu i lidhjeve të mbyllura është një gjetje artistike që përmbledh objektet e ndryshme që kanë njerëzit, pjesëza kujtimesh dhe emocione. Është një vend i sigurtë për të ruajtur trashëgiminë e historive që kanë përfunduar”- lexohet në sajtin e ekspozitës. Ideatorët e kësaj iniciative janë Olinka Vistica dhe Drazen Grubisic.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›