Ky i ri kërkon të gjejë kurën që të shpëtojë nga ky mallkim (FOTO)
Një i ri, që është goditur nga një sëmundje e rrallë, që ka bërë që koka, këmbët dhe duart e tij të rriten jashtëzakonisht shumë, është dëshpërimisht në kërkim të një kure që më në fund edhe ai të gjejë dashurinë.
Sain Mumtaz, 22 vjeç, është prekur nga Sindroma Proteus, që bën që disa pjesë të trupit të rriten shumë.
Ai jeton në rrethinat e Lahores, në Pakistan, por gjithmonë ka nevojë për trajtim mjekësor.
Sain besonte dikur se këtë mallkim ia kishte dërguar një zot hakmarrës. Por miqtë dhe familja e tij i kanë qëndruar afër duke e ndihmuar. Vendasit i referohen atij me mirësjellje si miku gjigand. Ata janë të vendosur të gjejnë një kurë për të që më pas ai të gjejë femrën e ëndrrave.
Jam kështu që kur kam lindur. Fytyrën, krahët dhe këmbët i kam më të mëdhenj. Jam mendërisht shumë mirë dhe kuptoj gjithçka. E jetoj jetën si të tjerët. Dikur njerëzit largoheshin prej meje. Por tani më trajtojnë normalisht dhe ulen e më flasin kur më shohin. Një ditë shpresoj të shërohem dhe të takoj një grua që do të më dojë, thotë ai.





