Nicole Kidman, me skena të nxehta seksi në filmin e ri (FOTO)
Këto skena janë shumë të nxehta. Në filmin e ri Hemingway&Gellhorn, Nicole Kidman dhe Clive Owen do e ndezin ekranin. Produksioni prej 20 milion dollarësh i HBO tregon për historinë e dashurisë së Ernest Hemingway dhe gruas së tij të tretë, reporteres së luftës Martha Gellhorn. Në qendër të historisë, jeta seksuale e këtij çifti.
I kam thënë regjisorit Phil Kaufman disa herë, a është kaq i rëndësishëm seksi për këtë histori, thotë Nicole Kidman.
Gjithmonë e më shpesh i shohim Nicole Kidman dhe Clive Owen në krevat bashkë në film.
Gjithkush e di që Phil dashuron skenat e mira të seksit. Duhet të jem i ndershëm, përpara se të nisnim xhirimin nuk ka folur për gjë tjetër përveçse për këto skena. Shpesh i thoshim: Phil, ka edhe skena të tjera, thotë Owen.

