E Diel, 1 Nëntor 2026

LAJM I FUNDIT: Nis seanca për Metën dhe Kryemadhin, rrëzohet kërkesa e ish-presidentit për qëndrimin jashtë kafazit të xhamit

Në seancën e fundit, Meta u përqendrua te mesazhet me Kastriot Ismailajn dhe thotë se prokurorët nuk kanë provuar kurrë që mesazhi është nisur nga ai, apo nëse më pas ka pasur veprim. Kryemadhi tha se SPAK e sekuestroi celularin e saj pa i marrë leje Kuvendit pasi ai ishte deputete dhe nuk mund t’i ushtrohej kontroll.

Sot mbahet seanca e radhës për gjyqin ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ku pritet që SPAK të shprehet për parashtrimet e tyre.

Ish-bashkëshortja e kreut të Partisë së Lirisë, tashmë ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme, e shoqëruar nga avokati i saj. Meta ka parashtruar së pari kërkesën e radhës për të qëndruar jashtë kafazit të xhamit, por GJKKO e ka rrëzuar menjëherë duke thënë se “vendimi për këtë është marrë më parë.”

Meta dhe Kryemadhi kanë pretenduar se provat janë marrë në mënyrë të paligjshme duke goditur vlefshmërinë e tyre.

Në seancën e fundit, Meta u përqendrua te mesazhet me Kastriot Ismailajn, përfshirë atë ‘më duhen 200 mijë’, që është referuar gjithmonë si kërkesë për 200 mijë euro nga ish Presidenti për biznesmenin e lidhur me aferën e CEZ-DIA. Meta thotë se prokurorët nuk kanë provuar kurrë që mesazhi është nisur nga ai, apo nëse më pas ka pasur veprim nga ana e tij apo Kastriot Ismailajt.

Kryemadhi tha se SPAK e sekuestroi celularin e saj pa i marrë leje Kuvendit pasi ai ishte deputete dhe nuk mund t’i ushtrohej kontroll. Ajo kërkoi nga SPAK që t’i vendosen në dispozicion të gjitha procesverbalet e mbajtura për ekspertimin e telefonit celular.

Ish çifti i bashkëshortëve, po gjykohen në një proces, të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›