E Shtunë, 31 Tetor 2026

LB: Të reagojnë Shqipëria dhe Kosova për FIFA

Lëvizja për Bashkim ka reaguar kundër qëndrimit të FIFA-s.

“Qëndrimi i FIFA-s për futbollin e Kosovës në përgjithësi dhe vendimi i fundit për zhvillimin e ndeshjeve miqësore të reprezentacioneve të ndryshme të Kosovës ishte skandaloz. Ai vendim, i cili i sugjeron Kosovës se për zhvillimin e miqësoreve në territorin e Kosovës duhet të pyetet Serbia, i tejkalon edhe aspiratat e Serbisë të shprehura në platformën e fundit të saj”, thuhet në reagimin e kësal lëvizjeje.

Ata kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës për këtë çështje.

“Lëvizja për Bashkim kërkon ndërhyrjen urgjente të institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë në këtë çështje. Është momenti i funtit që Kosova e Shqipëria të ulen dhe ta trajtojnë seriozisht këtë problematikë dhe të gjejnë zgjidhje për të, pasi që angazhimi serioz gjithmonë rezulton me zgjidhje. Një union i federatave të futbollit të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë, i cili do të çonte në një kombëtare të përbashkët dhe në liga të përbashkëta, do të ishte përgjigjja më e mirë ndaj situatës”, vazhdon më tej komunikata.

Ata kanë thënë se ky trajtim po zgjat që trembëdhjetë vjet dhe duhet ndalur.

Ky vendim dhe trajtimi trembëdhjetëvjeçar i futbollit kosovar nga ana e FIFA-s dhe UEFA-s dëmton rëndë futbollin e Kosovës, mbyt iniciativat e investimeve në futboll, dëmton talentet e shumta sportive si dhe një varg pasojash tjera./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›