E Diel, 1 Nëntor 2026

Amerikanë të armatorsur

Këtë javë presidenti Barack Obama premtoi se do të ketë reforma në fushën e kontrollit të armëve, por një grup lobistësh të fuqishëm të armëve thanë se përgjigja është që të armatosen rojet e sigurisë nëpër shkolla.

Por një seri e familjeve të armatosura gjer në dhëmbë me një arsenal vdekjeprurës, shpjegojnë se përse mbajnë armë.
“Armët na bëjnë më të sigurt,” thotë Jennifer në Washington.

Kurse Danielle në Pensilvani shprehet se “bota është një vend i rrezikshëm”.

Michael në Florida thotë se si amerikan beson se është e drejtë natyrale që të mbajë një armë zjarri.

Kurse Theresa në Arizona thotë se mori armë, pasi pa një hajdut duke u rrëfyer në TV. Ai tha se frika më e madhe e tij është një pronar shtëpie me një armë në dorë.

Kevin nga Kentaki thekson: “Si një hebre i Amerikës, e di se gjashtë milion nga njerëzit e mi u bënë hi shekullin e shkuar. Unë e di që fjalët nuk mjaftojnë kur dikush të shkallmon derën”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›