LDD e Fushë Kosovës shkrihet në LDK

Nesër, Dega e Lidhjes Demokratike të Dardanisë në Fushë Kosovë, me të gjitha nëndegët dhe strukturat e saja, zyrtarisht kalon në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kështu kanë bërë të ditur në një komunikatë për media zyra për informim E LDK-së.
Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe këshilltari i vetëm në Kuvendin e Komunës së Fushë Kosovës, Sardi Rexhepi
“Ne nuk e kemi parë vetën që ti bashkohemi ndonjë koalicioni me AAK-në. Ne kemi dalë nga LDK-ja, me ta e kemi një flamurë dhe një program të përbashkët”, tha Rexhepi. /Indeksonline/