E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpalosin planet për implementimin e marrëveshjes

Delegacioni nga Prishtina i kryesuar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi po takohet sot në Bruksel me delegacioni serb. Takimi ka filluar në mesditë dhe delegacionet po shpalosin para ndërmjetësve evropianë planet e tyre për implementimin e marrëveshjes së arritur ditë më para mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Dacic.

Takimi mes palëve në Bruksel po zhvillohet me ndërmjetësimin e përfaqësuesit special të BE- së në Kosovë, Fernando Gjentilini. Delegacioni i Kosovës udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi. Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme dhe siguri Ketrin Eshton ka konfirmuar takimin e dy delegacioneve.

Ajo ka konfirmuar se takimi ka filluar në mesditë dhe së është vetëm një takim pune, ndërsa ka shtuar se nuk është planifikuar të ketë ndonjë deklaratë për media. Temë diskutimi mes palëve janë përpjekjet për tu pajtuar dhe gjetur mënyrat për zbatimin e marrëveshjes.

Kryeministri Kosovës Hashim Thaçi e ka quajtur sfidë implementimin marrëveshjes, por ai ka thënë se Kosova ka plan konkret dhe të detajuar, i cili është plan për paqe, mirëkuptim dhe tolerancë, kurse ka porositur qytetarët e veriut se nuk duhet t’i frikësohen atij.

Gjatë takimit të dy grupet punuese në Bruksel duhet që të harmonizojnë qëndrimet e tyre rreth mënyrës së zbatimit, pasi forma përfundimtare e planit për zbatim duhet të jetë gati me 26 prill, ashtu siç parashikohet në marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ekipi punues serb ndërkaq po udhëhiqet nga sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Serbisë, Velko Odaloviq./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›