E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK Dalja nga qeveria nuk fut vendin ne krize

Zyrtare te Lidhjes Demokratike te Kosoves kane reaguar duke thene se me vendimin e se shtunes per daljen nga bashkeqeverisja kjo parti nuk e ka vendosur vendin ne krize institucionale ashtu sic ka deklaruar ish-partneri i tyre qeverises PDK.

Sekretari i Pergjithshem i LDK-se Rame Manaj eshte cituar nga mediat ne Prishtine te kete thene se ekziston mundesia e koalicioneve te reja apo e formimit te nje qeverie teknike deri ne zgjedhjet e parakohshme te 13 shkurtit te 2011-es.

Nderkohe nenkryetari i PDK-se Hajredin Kuci ka deklaruar se vendi eshte ne krize institucionale dhe se zgjedhjet e jashtezakonshme tanime mund te jene dalje e shpejte nga kjo krize e shkaktuar nga LDK-ja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›