E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haracija LDK po shkaterrohet per tekat e Fatmir Sejdiut

Sejdiu deshiron te jete vetem dhe askush mos ti rrezikoje poziten qe ka aktualisht. Keshtu ka deklaruar anetari i Kryesise se LDK-se Astrit Haracija sipas te cilit Lidhja Demokratike e Kosoves vjen ne nje pozite qe po shkaterrohet per tekat e Fatmir Sejdiut.

Me kete strukture garantohet vetem humbja. Mua me vjen keq per gjithe aktivistet e LDK-se qe kane kontribuar per 21 vjet tani vijme ne nje pozite qe kjo parti po shkaterrohet per tekat e Fatmir Sejdiut. Ky eshte tmerri i LDK-se. Koalicionin me Hashim Thacin nuk e kam bere une por e ka bere Fatmir Sejdiu. E tani qe Gjykata Kushtetuese konstatoi se ai ka bere shkelje tani deshiron ti fuse flaken gjithckaje. Ai per 15 minuta i shkaterroi gjitha institucionet qe i kemi ndertuar me mund dhe me gjak per shume vite eshte shprehur Haracija ne nje interviste per Express.

Nderkohe permes nje komunikate per mediat Kryesia e Deges se LDK-se ne Gjakove e ka perkrahur fuqishem vendimin e Kryesise Qendrore te LDK-se per dalje nga koalicioni qeverises me PDK-ne dhe ka konsideruar se qendrimet e kryetarit te deges Astrit Haracija jane qendrime te tij personale dhe nuk paraqesin qendrimet e Deges se LDK-se ne Gjakove.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›