E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK Doreheqja e Presidentit Sejdiu eshte nje akt i sakrifices

Pas doreheqjes se Presidentit Fatmir Sejdiu nga kreu i vendit kryesia e LDK-se ka vleresuar se doreheqja e Presidentit Sejdiu eshte nje akt i sakrifices se tij per interesat madhore te Republikes se Kosoves dhe te qytetareve te saj perkrahjen e te cileve ai e pati gjithmone.

Ne nje komunikate te leshuar per media pas mbajtjes se mbledhjes kryesia e LDK-se vlereson se Presidenti Sejdiu gjate kohes se udheheqjes se vendit ka punuar me urtesi dije dhe perkushtim te jashtezakonshem.

Megjithese Presidenti Sejdiu ka marre vetem nje njoftim nga Gjykata Kushtetuese dhe jo aktgjykimin e saj sic do te duhej ai ka dhene doreheqje duke deshmuar edhe nje here dhe shume fuqishem devotshmerine e tij te madhe per shtetin tone dhe te ardhmen e tij euroatlantike thuhet ne komunikate sic transmeton Kosovapress.

Kryesia LDK-se thekson se Presidenti Sejdiu e ka marre udheheqjen e vendit ne nje moment teper te ndjeshem pas vdekjes se Presidentit historik te Kosoves dr. Ibrahim Rugova.

Kryesia e LDK-se e mirepret dhe e mbeshtet fuqishem riaktivizimin e Fatmir Sejdiut ne krye te partise dhe shpreh bindjen se nen udheheqjen e tij LDK-ja do te rikthehet si partia numer nje ne skenen politike te Kosoves.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›