E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azem Vllasi Dialogu ne interes te vete serbeve te Kosoves

Analiza Ish-kreu i Lidhjes Komuniste Beogradi te nderprese shpresat e rreme

Qytetaret e Kosoves jane ndergjegjesuar se normalizimi i marredhenieve me Serbine eshte i dobishem ashtu si edhe me shtetet e tjera fqinje nderkohe qe ai eshte ne interes te paqes dhe te stabilitetit te rajonit keshtu qe ne duhet te ecim perpara ne perpjekje qe te dalim nga e kaluara e rende. Kane kaluar 11 vite qe nga mbarimi i konfliktit dhe eshte ne interesin tone te perbashket jetesor qe te kthehemi nga e ardhmja. Keto jane midis te tjerave disa nga konsideratat e shprehura nga ish-kreu komunist i Kosoves aktualisht avokat dhe president i organizates Shoqata kosovare per bashkepunim nderetnik Azem Vllasi ne intervisten e botuar ne gazeten serbe Blic nedelje duke komentuar dialogun e pritshem mes Prishtines dhe Beogradit. Dialogu per normalizimin e marredhenieve eshte nje kusht i domosdoshem qe ne te perfshihemi sa me shpejt ne integrimin europian theksoi Vllasi qe gjate viteve lsquo80 ka qene funksionar i larte i Lidhjes Komuniste te Jugosllavise. Duke iu pergjigjur pyetjes se cila do te jete permbajtja e bisedimeve te ardhshme mes Prishtines dhe Beogradit Vllasi theksoi se nuk ka rendesi nese temat qe do te diskutohen ne bisedimet e ardhshme do te quhen teknike praktike ose politike pasi ne fund te fundit gjithcka ne marredheniet mes shteteve pershkohet nga nje fill politik. Rendesi ka qe dialogu te coje deri ne rezultate qe do te jene te dobishme per te dyja vendet dhe para se gjithash per qytetaret e tyre. Ajo per te cilen nuk do te bisedohet eshte ceshtja e statusit te Kosoves sepse kjo ceshtje tanime eshte zgjidhur cfaredo qe te mendoje per kete Beogradi. Opinioni i shprehur nga GJND-ja e Hages dhe Rezoluta per Kosoven e miratuar ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se te cilen Beogradi zyrtar tanime e ka pranuar i dhane legjitimitet pavaresise se Kosoves nga pikepamja e se drejtes nderkombetare. Keshtu qe ceshtja e statusit tanime eshte hequr nga rendi i dites. Ne fund te fundit te gjitha anketat ne Serbi tregojne se mbi 60 per qind e qytetareve te Serbise jane ndergjegjesuar se Kosova eshte e pavarur. Per serbet ne Kosove do te jete me mire kur Beogradi zyrtar ti nderprese perpjekjet qe synojne ti mashtrojne ata se per ta eshte me mire qe ta bojkotojne shtetin e Kosoves dhe institucionet e tij. Aktualisht jetojne me mire ata serbe qe dolen e moren pjese ne zgjedhjet lokale ne Kosove dhe qe siguruan pushtetin lokal ne ato komuna ku ata perbejne shumicen dhe ku gjerat kane levizur nga vendi. Njerezit po jetojne me mire tha politologu veteran i njohur prishtinas.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›