E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK Sejdiu 7 ore takim me Mustafen

Kur kane mbetur me pak se 24 ore nga kuvendi zgjedhor i Lidhjes Demokratike te Kosoves shtohen gjasat qe kryetari aktual i saj Fatmir Sejdiu te mos kandidoje serish.

E shtuna ka qene nje dite e ngarkuar me mbledhje ne seline e LDK-se ne Prishtine. E megjithese burime brenda kesaj partie thone per Top-Channel se zoti Sejdiu nuk do te hyje ne garen per kryetar duke ia lene vendin Isa Mustafes protagonistet vazhdojne te heshtin dhe ende nuk ka nje konfirmim zyrtar.

Pas nje takimi qe zgjati pothuajse 7 ore mes Isa Mustafes dhe Fatmir Sejdiut ky i fundit beri vetem kete deklarate kur doli nga selia

Pershendetje Rezultatet jane pergatitjet e mira te kuvendit te LDK-se qe do te mbahet neser. Do te jete nje proces i mire. Pershendetjet me te mira eshte shprehur Sejdiu.

Ajo qe dihet zyrtarisht sipas sekretarit te pergjithshem te LDK-se Rame Manaj eshte se Fatmir Sejdiu ka hequr dore qe te konkurroje per deputet ne Kuvendin e Kosoves pra kesisoj nuk do te jete bartesi i listes se kesaj partie ne zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Dhe mesa duket edhe kete mister do ta zgjidhe kuvendi i Lidhjes Demokratike te Kosoves qe nis te dielen ne oren 11.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›