E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia zgjedhje lokale ne kohe krize

Pothuajse 13 muaj pas zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009 qe sollen socialistet ne pushtet Greqia zhvillon zgjedhjet per pushtetin lokal.

Kesaj here greket shkojne drejt kutive te votimit ne momente kur vendi po kalon krizen me te thelle ekonomike ne historine e tij kur papunesia po rritet cdo dite e me shume kur qindra biznese po mbyllen dhe kur pakenaqesia e njerezve ka arritur kulmin pas masave te rrepta anti-krize qe ka marre qeveria te imponuara nga FMN dhe BE qe i kane dhene Greqise nje pakete ndihme prej 110 miliarde eurosh.

Dhe sikur te mos mjaftonin keto gjithe vendi u trondit gjate kesaj jave nga dergimi i dhjetera pakove-bombe nga elemente terroriste te majte drejt ambasadave te huaja ne Athine apo edhe ndaj disa udheheqesve europiane.

Ditet e fundit atmosfera politike ka qene teper e polarizuar. Dilema qe kryeministri Jorgos Papandreu ka vene para grekeve se nese nuk mbeshtesin kandidatet socialiste ne keto zgjedhje lokale vendi do te shkoje ne zgjedhje te parakohshme eshte bere molla e sherrit me konservatoret qe akuzojne kryeministrin se krijon vete destabilizim te klimes kunder Greqise me deklaratat e tij.

Eumlshte nje vote pergjegjesie per vendin per atdheun dhe per pushtetin lokal. Ne nje rast te tille nese disa perpiqen te mbajne peng vendin dhe qytetaret ne te kaluaren nuk ka zgjidhje tjeter pervecse te thone fjalen e tyre te fundit vete qytetaret ka deklaruar Papandreu.

Gjithesesi zgjedhjet per pushtetin lokal jane nje test per qeverine qe brenda nje viti nga marrja e pushtetit eshte ndodhur para sfidave te paprecedent ne historine e vendit ne nje krize qe nuk eshte vetem ekonomike por edhe institucionale morale dhe shoqerore.

Per here te pare ne historine e vendit votojne por edhe kane te drejten per tu zgjedhur si anetare te keshillave bashkiake edhe emigrantet e huaj si rrjedhim edhe ata shqiptare.

Por vetem nje numer teper i vogel prej 12.700 emigrantesh nga pothuajse 190.000 qe plotesonin kushtet do te shkojne ne kutite e votimit per arsye se nuk jane te regjistruar ne listat zgjedhore. Prej tyre rreth 2660 jane homogjene dhe mbi 50 jane shtetas shqiptare.

Persa i perket Shqiperise ajo eshte shume prane nesh. Shqiptaret jane vellezerit tane nuk eshte askush kunder. Kemi kundershtim vetem persa u perket personave te rrezikshem ndersa shumica e shqiptareve dhe e vorioepirioteve jane integruar kane hyre ne zemrat tona ne punet tona ne shtepite tona. Dhe ashtu sic thoni edhe ju ne Shqiperi vellai me i mire eshte fqinji deklaroi pak kohe me pare Panajotis Psomiadhis prefekt i Selanikut.

Nga emigrantet dhe minoritaret qe kane vene kandidaturen per tu zgjedhur ne keshillat bashkiake apo ato te qarqeve permendim ne prefekturen e Selanikut Ana Kapia Samara Sofia Turaku Kosta Gero Moisi Iliadhi Evis Qaja Lek Frroku Gjovalin Prendi dhe Theodhori Miho.

Ne qarkun e Athines jane Mihal Kirusi Panajot Dule Piro Tase Ramadan Avdija Lefter Kuko Dritan Cara etj. Ne ishullin Lesbo Bujar Agolli.

Vlen te permendim padyshim kandidaturen e ish-portierit te kombetares shqiptare Foto Strakosha. Pas nje karriere teper te suksesshme ne Greqi si futbollist Strakosha qe ka fituar per shume vite me radhe zemrat jo vetem te shqiptareve por edhe te grekeve kandidon per keshilltar qarku ne grupimin e mbeshtetur nga Partia Socialiste.

Qellimi qe i ka vene vetes eshte aktivizimi i sa me shume te rinjve ne sporte te ndryshme. Edhe ne kete gare elektorale Strakosha shkon me te njejtin besim ne vetvete per te fituar si atehere kur zbriste ne fushen e futbollit.

Gjithesej ne keto zgjedhje votojne rreth 9.8 milione greke prej te cileve gati 5 milione jane gra. Kanditatet per kryetare qarku dhe kryebashkiake duhet te sigurojne ne baze te ligjit te ri 50 plus nje vote qe te zgjidhen.

Per here te pare pas shume vitesh asnje televizion vendas nuk ka pranuar te jape pas ores shtate kur te mbyllen kutite exit polls per arsye ekonomike.

Sondazhet e 15 diteve me pare treguan rezultate kontradiktore dhe pasqyruan friken mosbesimin pasigurine dhe skepticizmin e qytetareve.

Opozita nga ana e saj deklaroi ne menyre karakteristike se para zgjedhjeve greket u tremben nga paketat e bombave te terroristeve por pas zhvillimit te tyre do te gjunjezohen nga paketat e masave akoma me te rrepta ekonomike qe do te ndermarre qeveria.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›