E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK: Zgjedhjet ishin jodemokratike


Lidhja Demokratike e Kosovës e pranon vendimin e KQZ-së për çertifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, por vlerëson se ato kanë qenë "të pandershme, jodemokratike, të manipuluara dhe të përshkuara me vjedhje masive të votës së qytetarëve".

Në komunikatën e LDK-së thuhet se dobësitë e manifestuara në këto zgjedhje, e vënë në dyshim legjimitetin dhe besueshmërinë e institucioneve të Presidentit, të Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës.

LDK-ja kërkon të ndryshohen sa më shpejt sistemi zgjedhor dhe legjislacioni në fuqi, për t`i hapur rrugën "zgjedhjeve të rregullta, të cilat do t`ua kthenin legjimitetin dhe besueshmërinë institucioneve kushtetuese të Kosovës".

"Lidhja Demokratike Kosovës mbetet e përkushtuar thellë që të punojë për fuqizimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për sundimin e ligjit dhe që institucionet e pavarura të jenë vërtet të tilla, pra të pavarura", thuhet në njoftim.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›