E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati Matlija: Drejtësia dëshpëroi shqiptarët

Ndërsa ditën e sotme Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë dha vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë për tre të arrestuarit e Gerdecit, duke vendosur “arrest shtëpie” për Mihal Delijorgjin, Ylli Pinarin dhe Sokol Ngjecin, menjehere vijnë reagimet nga familjarët, kjo nëpërmjet avokatit Dorian Matlija.
 

“Pozicion i paqarte i politikes per kete çeshtje. Drejtesia deshperoi shqiptaret me vendimin. Qeveria te demshperbleje familjet e viktimave" ka thene Matlija.

Ndërkaq, në tragjedine e Gërdecit më 15 mars të vitit 2008 ku humbën jetën 26 persona nuk ka tashmë asnjë autor në pranga.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›