LDK e VV në balotazh për Prishtinën

Një hulumtim i opinionit publik i zhvilluar nga "Index Kosova" për zgjedhjet e 3 nëntorit në Prishtinë nxjerrë dy partitë opozitare në nivel vendi LDK e VV në balotazh në betejën për kryeqytetin.
Ndonëse ende nuk janë zyrtarizuar kandidatët e partive politike për Kryetar të Prishtinës, në pyetjen e parashtruar gjatë sondazhit të "Index Kosova" se nëse zgjedhjet lokale për Kuvendin Komunal do të mbaheshin nesër 500 respondentët janë përgjigjur si vijon:
LDK - 29%
VV - 17%
PDK - 11%
AAK - 4%
AKR - 3%
Partitë e tjera 1%%
Sipas këtij hulumtimi beteja për Prishtinën, për dallim nga zgjedhjet e kaluara kur Isa Mustafa e fitoi garën pa balotazh, kësaj radhe do të shkonte ne balotazh në mes të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje!./Indeksonline/