E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK-ja për PTK-në: Kur të vijmë në pushtet do ta rishikojmë kontratën

Kuvendi i Kosovës të enjten u sfidua nga qeveria. Kështu mendon eksperti i ekonomisë nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, duke ju referuar votimit për aprovim të vendimit të qeverisë për privatizim të PTK-së.

“Sikur të ishte nënshkruar kontrata para tre muajsh me kompaninë, atëherë çfarë kuptimi do të kishte ky votim?”, thotë Hoti.
LDK vlerëson se ky proces kontraverz i privatizimit, me shtyrje të shumta të afateve të ofertimit dhe ndryshim të konzorciumeve duhet anuluar për mungesë të bazës ligjore.

“Neni 4 i ligjit te buxhetit te viti 2011 e pat ofruar këtë bazë ligjore. Por, ai ligj nuk është në fuqi, kështu që duhet vendim tjetër nga Kuvendi për të iniciuar privatizimin e PTK-së. Ky aprovim që po kërkon qeveria përmes këtij votimi nuk mund të kërkohet ex-post, nuk ka asnjë logjikë dhe vetëm tenton të mbyllë përmes votimit në Kuvend pazare të dëmshme për PTK-në dhe për shtetin e Kosovës”, konsideron Hoti.

LDK-ja, sipas tij, nuk do të jetë pjesë e këtij pazari. LDK e bënë të qartë se çfarëdo kontrate joligjore nuk do të respektohet sapo të vijë LDK në qeverisje. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›