E Diel, 1 Nëntor 2026

Dallavere me Libinë, arrestohet në Ferizaj

Policia në Ferizaj ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “lidhje e kontratës së dëmshme”.

"I dyshuari ishte kthyer nga Libia në vendbanimin e tij në rajonin e Ferizajt dhe hetuesit policorë me të marrë informatën me 12 shtator 2013 në orët e mëngjesit kanë zhvilluar një bastisje në shtëpinë e tij, me ç’ rast kanë arrestuar të dyshuarin dhe njëkohësisht kanë konfiskuar dëshmi relevante", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

I dyshuari tashmë i arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës, si përfaqësues i disa kompanive dhe personave fizikë në Kosovë, ka lidhur kontrata të dëmshme me kompani libiane dhe për pasojë kompanive dhe personave fizikë në Kosovë u ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike në vlerë rreth 400.000.00€ (katërqind mijë euro).

Operacioni është zhvilluar nën mbikëqyrjen e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›