E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK-ja propozon Kryeziun e Muharremin për kryetar të Prizrenit

Eqrem Kryeziu dhe Hanifi Muharremi, janë propozuar për kandidat për kryetar të Prizrenit. Kryesia e LDK-së në Prizren, emrat e tyre i ka dërguar edhe në Kryesi në Prishtinë. Hanifi Muharremi konfirmoi se LDK-ja në Prizren, ka propozuar emrin e tij dhe të Eqrem Kryeziut për kandidat për kryetar të Prizrenit. ” Po është e vërtet që unë dhe Eqremi jami propozuar që të kandidojmë për kryetar të Prizrenit, në zgjedhjet e këtij viti. Emrat janë dërguar në Kryesi të LDK-së në Prishtinë dhe Këshilli i Përgjithëshëm do të vendosë se cili nga ne dy do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit”, tha Muharremi.

Burimet e “PrizrenPress-it” bëjnë të ditur se Kryesia e LDK-së në Prizren, është detyruar që t’i dërgoj dy emra si propozim, pasi që Eqrem Kryeziu, ka refuzuar të kandidojë edhe një herë për kryetar të Prizrenit. ”Eqremi nuk dëshiron që të kandidojë për kryetar të Prizrenit. Ai e ka propozuar Muharremin që t’i hyjë kësaj gare, mirëpo Kryesia dhe shumë anëtarë të LDK-së dëshirojnë që në këto zgjedhje të kandidojë Kryeziu për kryetar të Prizrenit”.

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Eqrem Kryeziu, ndërkaq para disa ditësh, në një prononcim për “PrizrePress”, ka thënë se nuk dëshiron që të riciklohet për kryetar të Prizrenit. ” Unë nuk jam për riciklimin e njerëzve”, ka thënë Kryeziu. Ai është i binduar se LDK-ja do të fitojë zgjedhjet në Prizren. “Prizreni është një dardhë e pjekur që pret të bie në duartë e LDK-së”, ka thënë Kryeziu.

Hanifi Muharremi në zgjedhjet e vitit 2009, ka qenë kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit. Ai ka humbur garën përballë kryetarit aktual të Prizrenit, Ramadan Muja. Muharremi tha se nëse i besohet kandidatura, do t’i hyjë sërish garës për të parin e Prizrenit.” Është herët me folë, por normal nëse më besohet kandidatura që do ta pranoj dhe do të punoj që LDK-ja të fitojë pushtetin në Prizren”, tha Muharremi. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›