E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK kerkon me shume

Formula e koalicionit qe do te qeverise Kosoven per 4 vitet e ardhshme do te shpallet pas Vitit te Ri. Shkak per kete, mesa duket, eshte bere fakti qe LDK-ja ka vene kushte te reja per pjesemarrjen e saj ne koalicion me PDK-ne, partine qe fitoi shumicen e votave ne zgjedhjet e 17 nentorit. Sipas mediave kosovare, LDK-ja kerkon 5 ministri te tjera, te ndryshme nga ato qe i ka propozuar partia e Hashim Thacit. Sipas mediave kosovare, PDK-ja i ka ofruar LDK-se Ministrine e Tregtise dhe Industrise, te Shendetesise, Kultures, Rinise dhe Sportit, Ministrine e Sherbimeve Publike, te Drejtesise, si dhe postin e zevendeskryeministrit. Mediat kosovare e kane pershkruar kete ndarje si nje pushtet simbolik per LDK-ne, e cila mesa duket e ka kuptuar edhe vete kete gje. Nenkryetari i kesaj partie, Eqrem Kryeziu, ka deklaruar se procesi per krijimin e qeverise nuk eshte bllokuar, por se ka nje avancim te kerkesave te partise se tij per ministri me te rendesishme ne kabinetin qe do te drejtohet nga Thaci. Nga ana tjeter, PDK-ja i hedh fajin LDK-se per shtyrjen e ketij procesi ne janar te vitit 2008. Sekretari i pergjithshem i PDK-se, Jakup Krasniqi, u shpreh dje se fajin per zvarritjen e krijimit te institucioneve te reja e ka pikerisht LDK-ja, meqe sipas tij, kjo parti nuk ka thyer ende nje pergjigje zyrtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›