E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK kerkon voten ne Prizren. Mustafa Me LDK me afer Europes

Lidhja Demokratike e Kosoves ka vazhduar fushaten parazgjedhore ne qytetin e Prizrenit. Kryetari i LDK-se Isa Mustafa ka kerkuar nga prizrenasit qe te votojne kete parti per ti dhene mundesine qe te krijoj nje qeveri te pergjegjshme e cila sipas tij do te ofroje zhvillim ekonomik dhe integrim te Kosoves ne Bashkimin Evropian.

Do te arrijme qe buxhetin e Kosoves ta forcojme qe buxhetin e Kosoves per nje periudhe shume te shkurte ta dyfishojme dhe pervec dyfishimit te buxhetit ne ti zgjedhim problemet e qytetareve tane problemet e arsimtareve te mjekeve dhe te sherbyesve civil tha Mustafa.

Kryetari i Deges se LDK-se ne Prizren Eqrem Kryeziu ka kerkuar qe edhe me 12 dhjetor te votojne per numrin 36 sepse ne listen e LDK-se nuk ka asnje te korruptuar.

Si eshte e mundur ne nje vend ku dhunohej pafajesia dikur te shnderrohet tash ne nje vend te korrupsionit dhe krimit te organizuar. Kjo do te na kushtoje shume por tani ju e keni ne dore qe ta ndalni kete erozion moral politik ekonomik dhe shoqeror me 12 dhjetor duke votuar numrin 36 dhe listen e LDK-se tha Kryeziu.

LDK ka vijuar fushaten e saj edhe ne qytetin e Suharekes ku lideri i saj Isa Mustafa ka garantuar qytetaret e kesaj ane se LDK-ja do te ofroje qeveri te mire.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›