LDK kundër politizimit të institucioneve të pavarura nga PDK

Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh qëndrimin e saj kundër politizimit të institucioneve të pavarura. “Blerim Rexha është vendosur në krye të Bordit të Agjencisë të Privatizimit në mënyrë jo të rregullt. Si anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, ai deri dje votonte nëpër kuvendet zgjedhore të PDK-së, ndërsa sot merr përgjegjësi për të privatizuar pasurinë e qytetarëve të Kosovës”, thekson LDK.
LDK vlerëson se një person i tillë nuk mund të jetë i pavarur në vendimmarrje.
“Me këtë emërim politik, PDK dhe Thaçi tentojnë të zhvatin pasurinë e qytetarëve të Kosovës, ashtu siç kanë vepruar deri më tani ku mbi 85% e tokës bujqësore të privatizuar është shitur me çmim prej 1 deri në 3 euro për ari”, thekson kjo parti.
LDK qartëson se nuk i njeh këto emërime. LDK dëshiron të bëjë të qartë për këta persona se sapo LDK të vije në pushtet do të shkarkohen.
LDK ju bënë thirrje personave të tillë që marrin përgjegjësi në kuadër të institucioneve të pavarura se do të përballen me ligjin për veprimet e tyre që paraqesin konflikt të interesit.
LDK nuk do të lejoi që të nëpërkëmbet pasuria e qytetarëve të Kosovës nga klani politik i Thaçit dhe PDK-së./Indeksonline/