LDK nis reformat

Shtatë muaj pasi u zgjodh në krye të LDK-së, Isa Mustafa filloi punët në praktikë. Premtimet për reforma në partinë më të madhe opozitare, Mustafa i nisi nga dikur bastioni i LDK-së, Ferizaj.
Gjatë javëve të ardhshme ai ka paralajmëruar se do të ketë takime të përditshme të punës me degët e LDK-së, në të cilat siç thuhet në një njoftim të kësaj partie, do të bisedohet për procesin e reformimit të brendshëm, anëtarësimin e të rinjve dhe bashkërendimin e mëtejmë të veprimtarisë në të gjitha strukturat e LDK-së.
Në një takim të mbyllur, anëtarët e kryesisë së degës, kryetarët e nëndegëve, këshilltarët komunalë nga radhët e LDK-së kanë patur rastin të dëgjojnë dhe të pyesin për rolin opozitarë dhe pozitarë të LDK-së, qoftë nëpër komuna, apo në pushtetin qendror. Mustafa ka paralajmëruar se për një muaj do të vizitohen të gjitha degët e LDK-së nëpër Kosovë.