E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbretëresha Elisabet II vizitë në Irlandë

Mbretëresha Elisabeta II viziton sot Republikën e Irlandës, një vizitë kjo e cilësuar historike.

Vizita e monarkes angleze ka përcarë Irlandën. Shumë persona shprehen kundër kësaj vizite, të tjerë thonë se do të mirëpresin atë.

Mbretëresha, ashtu si vizita e cdo zyrtari të lartë në Republikën e Irlandës, do të vizitojë Kopështin e Kujtesës ku do të nderojë bashkë me presidentin irlandez, të gjithë ata persona që dhanë jetën për lirinë e Irlandës duke luftuar pikërisht kurorën angleze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›