E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK sot përkujton Fehmi Aganin

Në 14-vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit, Lidhja Demokratike e Kosovës do të organizojë sot një akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar në Prishtinë (ora 12.00), në nderim të figurës së tij të madhe politike dhe intelektuale.

Fehmi Agani ishte një nga themeluesit dhe nënkryetar shumëvjeçar i LDK, intelektual dhe profesor i njohur universiteti.

Prof. Agani u vra më 6 maj të vitti 1999./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›