Oliver Ivanoviq për kompetenca vetëm në shëndetësi dhe arsim

Ish – sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën Oliver Ivanoviq i ka ftuar përfaqësuesit e serbëve të Kosovës të mos shpenzojnë energji për të ndryshuar diçka që të ndryshohet nuk mundet.
Ivanoviq në programin e mëngjesit në TV Pink ka thënë se duhet kërkuar atë që është reale e ajo është se në këtë situatë “nga Qeveria e Serbisë duhet kërkuar garanci se do të mbesim në sistemin e Serbisë në ato fusha që për ne janë shumë të rëndësishme".
Ai ka thënë se Qeveria e Serbisë ka mundur të thotë se në Kosovë do të mbetet bashkësia e komunave serbe që cilave Serbia do t’iu japë fuqi, se kjo është e vetmja zgjidhje dhe se nga Qeveria serbe duhet kërkuar garanci në fushat si shëndetësia dhe arsimi, transmeton koha.net.
Sipas fjalëve të tij, nuk ka dallime të mëdha ndërmjet serbëve që jetojnë në veri të Kosovës dhe atyre që jetojnë në jug dhe se Serbia nuk mund t’i ketë dy politika në Kosovë./Indeksonline/