E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK vijon fushaten ne qytetin e Mitrovices

Lidhja Demokratike e Kosoves ka vijuar fushaten e saj elektorale ne qytetin e Mitrovices ku kryetari i saj Isa Mustafa eshte shprehur se pas 12 dhjetorit kjo parti do te formoje nje qeveri te respekteshme dhe punetore e cila do te ndaloje degradimin ekonomik dhe moral i cili ka kapluar Kosoven. Para simpatizanteve ne sallen e sporteve Minatori Mustafa tha se LDK do te ndertoje shtetin e ri te Kosoves mbi bazen e filozofise rugoviane. Ai e cilesoi te vecante takimin qe perkon me ditelindjen e presidentit historik te Kosoves Ibrahim Rugova.

Ne jemi krenar dhe mburremi qe e patem Ibrahim Rugoven si themelues dhe kryetar te LDK-se si President te Shtetit tone dhe ne do ta vazhdojme traditen e tij dhe do ta ndertojme shtetin e Kosoves mbi filozofone e tij tha Isa Mustafa Kryetar i LDK-se.

Kreu i LDK-se tha se Qeveria Thaci nuk ka bere asgje ne Mitrovice. Mustafa premtoi dyfishimin e buxhetit dhe zhvillimin ekonomik per tere vendin dhe aktivizimin e ndermarrjeve qe dikur ishin shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik te Kosoves.

Qeveria e LDK-se qeveria ime do te beje cdo gje qe investimet ti shperndaje ne menyre te barabare ne te gjithe territorin e Republikes se Kosoves vijoi ai.

Mustafa premtoi riaktivizimin e kombinatit Trepca dhe krijimin e vendeve te reja te punes ne kete qytet. Ne qeverine e udhehequr nga LDK Mustafa tha se Mitrovica do te kete nje qasje te vecant dhe nje program te ngritjes se infrastruktures dhe ekonomise.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›