E Premte, 6 Nëntor 2026

LETONI – Arrestohen dy të dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë

RIGË, 16 maj /ATSH-DPA/- Autoritetet letoneze të sigurisë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë.

“Të dyshuarit po hetohen për mbledhjen dhe përcjelljen e informacionit konfidencial tek shërbimet speciale ruse”, njoftoi sot vendi anëtar i BE-së dhe NATO-s.

Ata akuzohen se kanë përcjellë informacione për persona të tjerë të dyshuar për spiunazh në Letoni.

Një nga të arrestuarit është një burrë i cili më parë është akuzuar për spiunazh në favor të Rusisë.

Letonia ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik deri në pavarësinë në vitin 1991.

Kombi baltik me 1,8 milionë banorë, i cili kufizohet me Rusinë, që atëherë është zhvendosur në sferën e ndikimit të Perëndimit dhe është alarmuar nga pushtimi rus në Ukrainë.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›