Rama: Franca mbi Liqenin e Tiranës

TIRANE, 16 maj/ATSH/ “Fous de Bassin dhe Ilotopie krijuan spektakël të magjishëm mbi ujin e Liqenit Artificial të Tiranës, ndërsa zhvillohen aktivitetet e Javës Ndërkombëtare të Francës.
Cirku francez mbi ujë dhuroi një spektakël fantastik për të gjithë spektatorët e mbledhur.
Kryeministri Edi Rama solli pamje nga kjo shfaqje magjike. “Franca mbi Liqenin e Tiranës”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Fous de Bassin dhe Ilotopie vijnë në Tiranë pas shumë shfaqjeve anembanë globit, me cirkun e magjishëm mbi ujë dhe lojërat surreal.
1 nga 19