E Diel, 1 Nëntor 2026

LETONI – Kryeministrja Silina njofton dorëheqjen, pas ndërhyrjes së dronëve ukrainas

RIGA, 14 maj /ATSH-AFP/ – Kryeministrja letoneze, Evika Silina njoftoi sot dorëheqjen, pasi humbi mbështetjen e një partie kyçe në koalicionin e saj, pasi detyroi largimin e ministrit të saj të Mbrojtjes, i cili u mbajt përgjegjës për dështimin e shtetit baltik për të parandaluar ndërhyrjen e fundit të dronëve ukrainas nga territori rus.

“Unë njoftoj dorëheqjen time nga posti i kryeministres”, deklaroi Evika Silina në një konferencë për shtyp në Riga.

Koalicioni qeverisës i qendrës së djathtë, në pushtet që nga viti 2023, humbi shumicën e tij të ngushtë në Saeima, parlamentin me një dhomë të Letonisë, pas largimit të anëtarëve të Partisë Progresive, së cilës i përket ministri i Mbrojtjes, Andris Spruds./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›