E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Rezoluta për integrimin u miratua me konsensus, të mos prishet puna e mirë e komisionit

TIRANË, 14 maj /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar sot në fjalën e tij në Kuvend se rezoluta për procesin e integrimit europian është miratuar me konsensus të plotë në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, pas pesë orësh diskutime mes mazhorancës dhe opozitës.

Sipas Ballës, dokumenti i dakordësuar është ndër më të mirët që ka miratuar ndonjëherë komisioni parlamentar.

Ai sqaroi se, debati në Kuvend lidhet drejtpërdrejt me nenin 103/1 të Rregullores, i cili parashikon që në përfundim të debatit të miratohet rezoluta.

Për këtë arsye, Balla kërkoi që fillimisht të prezantohet dokumenti i komisionit dhe më pas të vijojë debati parlamentar.

Kreu i grupit socialist falënderoi publikisht edhe përfaqësuesit e opozitës për bashkëpunimin gjatë diskutimeve.

Në fund, Balla apeloi që konsensusi i arritur në komision të mos prishet gjatë seancës plenare.

Kuvendi në seancë plenare, Foto: Andrin Hoxha

Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare. Foto: Andrin Hoxha 1 nga 15

/gj.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›