LGBT ne Europe gjithnje e me shume objekt i akteve homofobe
Një e treta e personave të komunitetit LGBT në vendet e Bashkimit Europian kanë pranuar se janë dhe kanë qenë objekt kërcënimesh dhe dhune në këto pesë vitet e fundit.
Më të varfërit dhe më të rinjtë janë më të predispozuar të jenë objekt diskriminimi për shkak të seksualitetot të tyre.
Në ditën ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transfobisë, rezulattet e sondazheve tregojnë të dhëna alarmuese për këtë komunitet.
Rreth 26 për qind e të intervistuerve pjesë e këtij komuniteti kanë pranuar se kanë qenë pre e dhunës për shkak të homoseksualitetit të tyre. Pjesa më e madhe e sulmeve ka ndodhur në vende publike. Ndërsa më shumë se gjysma e viktimave nuk e kanë denoncuar faktin në polici pasi nuk kishin besim tek drejtësia.
20 për qind e tyre kanë qenë objekt diskriminimi në vendet e punës apo dhe në punësim.
Anëtarë të këtij komuniteti që jetojnë në vende të ndyshme anëtare të bashkimit europian kërkojnë që të merren masa për të ndaluar krimet e urrejtjes kundër personave homoseksualë. Kjo duke përfshitë edhe sanksione ndaj vendeve që lejojnë të ndodhin sulme homofobe.