Dita Boterore kunder homofobise

Në ditën botërore kundër homofobisë në Tiranë janë zhvilluar një sërë aktivitetesh. Drejtues të shoqatave joqeveritare dhe përfaqësues të qeverisë e ambasadave të Holandës e Suedisë kanë bërë thirrje për respektimin e të drejtave të komunitetit LGBT.
17 Maji njihet si dita boterore kunder homofobise. Po cfare eshte homofobia? E thënë thjeshtë homofobia është frika dhe urrejtja ndaj homoseksualitetit dhe personave lezbike, gay, biseksualë e transeksualë. Ajo nuk është një sëmundje klinike. Ne kuader te kesaj dite, ambasada Pink një OJF që përfaqëson komunitetin LGBT organizoi panairin kunder homofobise.
Aktiviteteve te kesaj dite iu shtua edhe përurimi i kopshtit te larmise një nismë e mbështetur nga OKB dhe ministria e punës dhe cështjeve sociale.
Dita kunder homofobise vijoi me nje konference ku perfaqesues te qeverise se Shqiperise, OKB-se, ambasades hollandeze, ambasades suedeze si dhe organizatave te shoqerise civile bene thirrje per respektimin e drejtave të komunitetit LGBT.
Me 17 maj 1990 OBSH e hoqi homoseksualitetin nga klasifikimi nderkombetar i semundjeve patologjike.