E Shtunë, 31 Tetor 2026

LIGJI NE KUVEND PS e LSI kunder shtyhen pensionet e ushtarakeve

/ /

MUNGOJNE VOTAT/ Kuvendi ka shtyre pa afat votimin e aktit normativ per shkurtimin e pensioneve te ish-ushtarakeve. Vendimi eshte marre dje nga maxhoranca pasi grupi parlamentar i PS kishte vendosur qe te votonte kunder projektligjit gjate seances se sotme ne Parlament. Te pasigurta jane edhe votat e
deputeteve te LSI te cilet nuk e kane bere te qarte qendrimin e tyre. Zyrtarisht projektligji eshte hequr nga seanca me kerkese te Komisionit te Ekonomise. Ish-ushtaraket kane paralajmeruar sot per protesta para selise se Parlamentit

Mungesa e votave ne seancen e sotme ka detyruar maxhorancen qe ta lere miratimin e ketij akti ne seancen e fundit te Parlamentit per kete vit seancen e dates 23 dhjetor. Deputetet socialiste vendosen dje ne mbledhjen e grupit qe te votojne kunder aktit normativ nese deputetet e Levizjes Socialiste per Integrim do te shpreheshin kunder tij. Ky bashkim votash do te sillte rrezimin e vendimit te qeverise. Por miratimin e ketij akti ne seancen e sotme e veshtireson dhe mungesa e disa numrave te maxhorances ne Kuvend. Kryeministri Berisha niset sot per ne Bruksel ne takime me Partite Popullore Europiane ndersa ministri i Brendshem Lulezim Basha ndodhet po ashtu jashte shtetit ne turin e pare me nje grup qytetaresh shqiptare ne disa kryeqytete evropiane pas heqjes se vizave.
Shtyrja
Kryetari i Komisionit Parlamentar te Ekonomise Edmond Spaho permes nje letre drejtuar kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli kerkoi shtyrjen e miratimit te aktit normativ te qeverise per pensionet e ish-ushtarakeve. Sipas tij komisionit i duhet me shume kohe per te diskutuar kete akt per shkak te rendesise qe ai shfaq. Mesohet se kerkesa e komisionit te ekonomise eshte pranuar nga kryetarja e Parlamentit e cila i ka dhene mundesi ketij komisioni te merret edhe per nje jave me aktin normativ ku maxhoranca dhe opozita ndajne qendrime te kunderta ndaj shperblimit te kategorise se ushtarakeve. Diskutimet per kete ceshtje jane mbyllur ne komisionin e ligjeve ku maxhoranca mbeshtet aktin e paraqitur nga qeveria ndersa opozita e ka cilesuar antikushtetues ate per shkak se bie ndesh me vendimin e Gjykates Kushtetuese ne lidhje me shperblimin e ish-ushtarakeve. Qendrimi i pashprehur i LSI-se ndaj kesaj ceshtje ka bere qe socialistet te tentojne te marrin pjese ne votimin e aktit normativ ne seancen e sotme duke dhene voten e tyre kunder. Mesohet se LSI ende nuk eshte shprehur per aktin normativ te qeverise dhe qendrimi per te pritet te merret sot nga deputetet e grupit te saj parlamentar. LSI ka qene mjaft e ndjeshme per trajtimin e ish-ushtarakeve gjate fushates elektorale te 2009 ashtu si dhe per kategori te tjera sociale prandaj pritet qe qendrimi i saj te jete i lidhur ngushte me premtimet e saj elektorale. Vota kunder e LSI-se do te perfshinte ne votim edhe PS e cila qe prej shtatorit te vitit te kaluar kur dhe ka nisur nga puna ky parlament nuk ka marre pjese ne votim pervec rezolutes per liberalizimin e vizave. Duke vazhduar qendrimin e kushtezuar me Parlamentin socialistet nuk kane marre pjese ne votime as per Gjykatat Administrative per te cilat moren kritika te forta dhe nga Ambasada Amerikane ne Tirane e cila permes fondeve te saj financonte ngritjen e tyre por nuk votoi kunder as buxhetin e vitit 2011 ndersa u perpoq te bashkonte votat me LSI-ne nese ligji per SHISH do te hynte ne seance per votim. Dy dite me pare shoqata e ish-ushtarakeve i kerkoi Partise Socialiste te votonte kunder aktit normativ te qeverise per shperblimet e tyre suplementare nese arrinte te bashkonte votat me LSI-ne ndersa mori premtimin nga kryetari i PS-se Edi Rama se do te shfuqizoje kete akt kur e majta te vije ne pushtet.

Votat ne Kuvend

Maxhoranca

PD 67 deputetet
PDU 2 deputete
LSI 4 deputete
PR 1 deputet

Opozita

PS 64 deputete
PBDNJ 1 deputet

I pavarur 1 deputet Dritan Prifti

Pensionet ushtaraket sot protesta para Parlamentit

Ushtaraket sot do te dalin ne rruge per te kundershtuar aktin normativ qe qeveria miratoi ne nentor dhe qe prek perfitimet e tyre per pensionet suplementare. Duke kundershtuar miratimin e ketij akti nga komisionet parlamentare sot Shoqata Kombetare e Ushtarakeve ne Rezerve si dhe Organizata e Punonjesve te Policise se Shtetit ne Lirim kane vendosur te fillojne me protestat e paralajmeruara prej kohesh. Ne oren 0930 pritet qe te filloje edhe protesta perpara Parlamentit kohe kur eshte planifikuar edhe seanca e radhes se ketij institucioni. Sipas kreut te SHKURSH Mehdi Pogaci me kete proteste ushtaraket do ti kerkojne edhe nje here politikes te reflektoje dhe te mos vijoje me shkeljet ndaj kesaj kategorie. Tashme kjo kategori ka marre perkrahjen e opozites. Partia Socialiste ka dale ne mbrojtje te ish-ushtarakeve nderkohe qe Financat kane argumentuar dy dite me pare se akti normativ i qeverise synon qe te krijoje barazi ne skemen e pensioneve. Ne nentor qeveria miratoi nje akt normativ i cili sipas ushtarakeve ul nivelin e tyre te perfitimeve. Ne kete akt sanksionohet se paga referuese mbi te cilen do te llogaritet pensioni dhe perfitimet e parakohshme zvogelohet. Kurse perfitimi mbi page per vitet shtese ulet nga 2 per qind ne 1.5 per qind kjo ne rastin e pensionit te parakohshem. Nje tjeter ndryshim eshte ai qe lidhet me kontributin per ushtaraket te cilet aktualisht jane ne pune. Nga 1 janari i 2011-es atyre u lind si detyrim te paguajne nga 2 per qind 5 per qind te pages per te perfituar nga statusi.

ARISTIR LUMEZI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›