E Diel, 1 Nëntor 2026

LITUANI – Mindaugas Sinkevicius kryeministri i ri i vendit

VILNIUS, 30 qershor /ATSH-DPA/ –  Parlamenti lituanez zgjodhi sot me shumicë votash Mindaugas Sinkevicius si kryeministrin e ri të vendit.

Lideri 42-vjeçar i Partisë Social-demokrate (LSDP) mori mbështetjen e 80 deputetëve, ndërsa dy votuan kundër dhe 28 abstenuan.

Emërimi i tij u propozua javën e kaluar nga presidenti Gitanas Nauseda, pas ristrukturimit të koalicionit qeverisës.

Sinkevicius do të pasojë në detyrë Inga Ruginiene, gjithashtu pjesë e Partisë Social-demokrate.

Pas emërimit zyrtar nga presidenti, kryeministri i ri duhet të paraqesë kabinetin dhe programin qeverisës për një votim tjetër në parlament.

Sinkevicius ka shërbyer kryesisht si kryetar i bashkisë së komunës qendrore të Jonava që prej vitit 2011.

Në fjalimin e tij para deputetëve, ai premtoi stabilitet dhe udhëheqje të përgjegjshme, duke theksuar se Lituania po kalon një periudhë të vështirë për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, e cila nga autoritetet lituaneze shihet si një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e vendit.

Lituania, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s kufizohet me enklavën ruse të Kaliningradit dhe me Bjellorusisë. /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›