E Enjte, 5 Nëntor 2026

LIVE! Nis seanca në Kuvend, Rithemelimi proteston brenda dhe jashtë, Berisha shpërndan pamjet e vjetra

Ka nisur seanca plenare në Kuvend teksa pjesemarrja ne protesten e Rithemelimit raportohet te jete teper e ulet.

Vete Sali Berisha ka shperndare pamjet e vjetra kur merrte vete pjese ne protesta dhe i drejtonte ato.

Parlamenti voton sot përbërjen e dy komisioneve që tashmë janë ngritur me vendim të shumicës parlamentare.

Bëhet fjalë për përbërjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për të luftuar Dezinformimin dhe për përbërjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Antikorrupsionin.

Rreth 400 efektivë nga Policia e Tiranës (efektivë të rendit, forcat Shqiponja, agjentë) dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (FNSH) janë angazhuar për mbarëvjatjen e protestës para parlamentit.

Masat janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në koordinim me DVP Tiranë. Në perimetrin e parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve që policia të ketë të gjitha provat e mundshme nëse do të ketë incidente.

Ndërkohë RENEA është në gatishmëri në rast se do të ketë incidente. Po ashtu edhe autobotë me ujë ndodhen në pjesën e pasme të parlamentit nëse do të jetë e nevojshme për të ndërhyrë.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›