E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Djegia e flamurit të NATO-s, një akt i shëmtuar

"Denoncoj aktin e shëmtuar të diegies së flamurit të NATO-s nga protestuesit dhe i kërkoj kryetarit josocialist që ta denoncoj këtë akt dhe të distancohet prej tij. Kështu është shprehur sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama në një prononcim për mediat rreth incidenteve të ndodhura mbrëmjen e premte ku një grup protestuesish dogjën edhe flamurin e NATO-s. NATO është një organizatë e cila ka kontribuar për vendin tonë dhe jemi kontribues ka vazhduar Rama.
Ndërsa përsa i përket grevës së urisë Rama e përcaktoi si një mënyrë ekstreme protestimi dhe ftoi opozitën që të ulen të bisedojnë për të gjetur një zgjidhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›