E Diel, 1 Nëntor 2026

Guttenberg: Numri i ushtarëve në Kosovë do të zvogëlohet

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Karl-Theodor zu Guttenberg, synon të ulë kufirin maksimal për mandatin e Bundesverit në Kosovë me 1.000 ushtarë.
"Në Kosovë ne vëmë në dispozicion, në bazë të mandatit deri në 3.500 ushtarë. Së shpejti ky kufi do të ulet me 1000 ushtarë", tha Guttenberg për gazetën gjermane Welt am Sonntag.

Ministri gjerman ka bërë të ditur se nëse situata në Ballkan do të vazhdojë të jetë e stabilizuar do të kthehen në të ardhmen ushtarë të tjerë. Guttenberg ka thënë se misioni në Kosovë tregon se suksesi ka nevojë për një kohë të gjatë.

Që nga viti 1999, në Kosovë kanë qenë me shërbim rreth 100.000 ushtarë të Bundesverit. Gjermania ofron kontingjentin më të madh të KFOR-it në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›