LSI: KQZ dështim me verifikimin elektronik, zgjedhësit të verifikojnë emrat në listë
"TIRANË- Nënkryetari i LS-së, Ylli Manjani, kërkoi sot që të gjithë zgjedhëst duhet të verifikojnë emrat në listat si dhe u ka bërë apel që të informohen për numrin e qendrës ku do të votojnë.
"Kështu që jemi të detyruar që t’u bëjmë thirrje të gjithë zgjedhësve shqiptarë për të cilët jemi të sigurt se do të votojnë masivisht në 23 qershor, të bëjnë një mund, të bëjnë një përpjekje në këtë javë të fundit për të verifikuar veten se ku janë në listën e zgjedhësve. Ka dy rrugë për ta bërë këtë punë. Rruga e parë është që në qendrat e votimit që kanë qenë tradicionalisht aty ligjërisht të paktën duhet të jenë shpallur listat përfundimtare të zgjedhësve dhe mund ta kërkojnë emrin e tyre manualisht në ato qendra votimi ku janë votues. Kjo është rruga tradicionale, ashtu siç ka një rrugë më të shpejtë për të gjithë ata që janë përdorues të internetit, të rinj dhe të reja, por jo vetëm, ata që përdorin internetin të mund të bëjnë një kërkim të emrit të tyre në listën elektronike duke hyrë në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pra ëëë.cec.org.al, kjo është adresa e faqes zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe aty mund të shkoni tek ikona, ‘Lista e Votuesve’, tha ai.
Sipas tij, KQZ ka dështuar me procesin e verifikimit elektronik."Jam sot në këtë komunikim me ju dhe me opinionin publik çështje të atilla që kanë të bëjnë me dështimin total të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve por jo vetëm, qeverisë shqiptare gjithashtu dhe të pushtetit vendor në lidhje me këtë fazë përfundimtare të organizimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Konkretisht në Shqipëri ka dështuar, për faj ekskluziv të qeverisë shqiptare dhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, procesi i verifikimit elektronik të kartës në Tiranë, njëra prej dy risive teknologjike që ishin miratuar me shumë konsensus dhe me shumë dashamirësi nga partitë politike, nga Parlamenti shqiptar. Gjë kjo që praktikisht e vendos në vështirësi procesin e verifikimit ose heqjen e dyshimeve për karta false e kështu me radhë. Por, që sidoqoftë është një çështje e zgjidhur dhe unë jam sot këtu për ti bërë thirrje gjithë punonjësve të strukturës zgjedhore, anëtarëve të Komisioneve të Qendrave të Votimit duke filluar nga anëtarët e LSI-së të tregojnë kujdes dhe përkushtim maksimal për të verifikuar qartë dhe në mënyrë të ndershme zgjedhësit që paraqiten për të votuar vetë në qendrën e votimit, me dokument identiteti, pra letërnjoftim elektronik ose kartë elektronike dhe pasaportë biometrike për të përmbushur kështu një detyrë ligjore, detyrë, të cilën nuk e përmbushi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Përkundrazi, harxhoi 2 milion euro për një detyrë të pabërë dhe përveçse dëmton procesin zgjedhor i ka shkaktuar dëm ekonomik këtij shteti, dëm, të cilin pas zgjedhjeve dikush do ta paguajë. Jua garantojmë këtë që dikush do ta paguajë. Kjo është e para", tha Manjani.
"Meqenëse ky shtet nuk e bën dot këtë punë, atëherë u takon qytetarëve tua kërkojnë edhe njëherë e theksoj këtë detyrë qytetare, politike, demokratike, që të vetëinformohen përsa kohë që shteti nuk i informon, me qëllim që të shmangen radhët e gjata, të shmanget kausi eventual në ditën e votuesve. E theksojmë këtë sepse pas ndarjes së re të qendrave të votimit jo të gjithë do ta gjejnë ose do presin të votojnë aty ku kanë votuar herën e fundit. Pra, mund të jetë një qendër ngjitur, mund të jetë një qendër diku tjetër. Pra, ky informacion është shumë i rëndësishëm që të merret. Na rezulton që kjo gjë ndodh kryesisht për votuesit e majtë por kjo është një çështje që do ta sqarojmë realisht sipas përgjegjësive ligjore pas 23 qershorit. Në këtë çast e theksojmë se është e rëndësishme të kërkojmë veten ku jemi në listë me qëllim që ditën e diel të jemi të qartë ku do paraqitemi dhe ku do votojmë. Kjo është një pjesë e punës së përditshme jo vetëm të partive politike por tashmë është momenti që ta bëjnë të gjithë zgjedhësit kudo që gjenden në Republikën e Shqipërisë", nenvizoi ai.
Në një konferencë për shtyp, Manjani bëri thirrje gjithashtu që “kushdo që tenton të përdorë para apo mjete të tjera për të joshur zgjedhësit në ditën e votimit është i ndëshkueshëm penalisht".
"Jua garantojmë edhe këtë që do të ndodhë, jo për hakmarrje, por për drejtësi, sepse është momenti që të flasë ligji, është momenti që të flasë drejtësia”, tha nënkryetari i LSI-së.
(m.a/BalkanWeb)