E Diel, 1 Nëntor 2026

Tajlanda drejt shqyrtimit të njohjes së Kosovës

PRISHTINË- Zv/kryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli, priti sot në takim një delegacion të shtetit të Tajlandës, të udhëhequr nga i dërguari i kryeministres, Pichate Satirachaval.

Sipas zyrës së zv/kryeministrit kosovar, këshilltari i kryeministres së Tajlandës, Satirachaval, tha se shteti i tij është i interesuar që menjëherë të fillojë raportet ekonomike me Republikën e Kosovës.

Ai theksoi se menjëherë pas kthimit në Tajlandë, kryeministres do t’i raportojë për progresin demokratik që Republika e Kosovës ka shënuar në çdo aspekt, për të pasuar me shqyrtimin e njohjes së pavarësisë.

Delegacioni nga Tajlanda, ka ftuar zv/kryeministrin Pacolli në një vizitë zyrtare në këtë shtet të Azisë Juglindore.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›