E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, Meta premtim kombinatasve: Do ju legalizoj!

Kryetari i LSI, Ilir Meta u ka kerkuar sot voten së kombinatasve. Duke akuzuar dy kryetarët e partive me të mëdha në vend, të PS dhe PD-së, Ramën dhe Berishën, Meta ka shpalosur programin elektoral te LSI 

TIRANE-Partia Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka zhvilluar sot paradite një takim më banorët e zonës së Kombinatit në Tiranë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të qershorit. Kryetari i LSI, Ilir Meta në këmbim të votës së kombinatasve u ka premtuar atyre legalizim të të gjitha banesave. Duke akuzuar dy kryetarët e partive me të mëdha në vend, të PS dhe PD-së, Ramën dhe Berishën, Meta ka shpalosur programin e tij electoral. Sipas Metës, Berisha dhe Rama nuk kanë asnjë program të saktë për të shpëtuar vendin. “Berisha futi vendin në krizë, theksoi Meta, kurse LSI do e integrojë”. Në vazhdën e premtimeve elektorale, Meta vuri në dukje planin e tij për legailizimin e banesave ilegale. “Do zgjidhim përfundimisht problemin e legalizimit”, u premtoi ai qytetarëve të Tiranës qëbanojnë në zonën e Kombinatit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›