E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI-PD, vota kundër buxhetit 2009 të Bashkisë së Tiranës

PD e LSI bashkojnë votat për të rrezuar buxhetin 2009 të Bashkisë. Në mbledhjen Këshillit Bashkiak ka pasur debate ku palët kanë akuzaur njëra-tjetrën. Nënkryetari Shalsi tha se “vota kundër nuk e pengon Ramën, por projektet e Tiranës”. 

TIRANE- Rrëzohet me votat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2009. Mbledja është karakterizuar me debate të shumta ku nuk kanë munguar akuzat mes palëve. 2 nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës Eduard Shalsi dhe Albana Dhimitri kanë mbrojtur buxhetin si mjaft të mirë dhe në shërbim të komuniteti. Nënkryetari Shalsi tha se vota kundër nuk pengon kryebashkiakun Rama, por projektet e kryeqytetit.
Ndërkaq këshilltarët e Partisë Demokratike dhe LSI-së që votuan kundër deklaruan se buxheti ka mjaft mangësi dhe lë për të dëshiruar.
Ëshëe hera e dytë që rrëzohet Projektbuxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2009, ndërkohë që pritet një votim i tretë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›